lajmi.net

E treta e vërteta

Belgjika është kualifikuar për në fazën eliminatore të Kampionatit botëror. Andaj, Adnan Januzaj mund të debutojë në ballafaqimin e fundit të Grupit H kundër Koresë së Jugut.

Sport

25/06/2014 20:22

Adnan Januzaj nuj bëri asnjë minutë lojë në dy ndeshjet e para të Belgjikës në kuadër të Grupit H në Kampionatin botëror.

Mesfushori 19-vjeç ishte rezervist i pashfrytëzuar në fitoret ndaj Algjerisë dhe Rusisë. Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit ai mund të ketë minutazh në ballafaqimin e tretë, dhe të fundit për fazën e grupeve, kundër Koresë së Jugut.

Belgjika ka mundësi të eksperimentojë për faktin se ka grumbulluar gjashtë pikë duke e siguruar kualifikimin tutje. Mirëpo, skuadra e selektorit Marc Wilmots nuk guxon të gabojë sepse humbja e pozitës së parë në grup mund të nënkuptojë ballafaqimin me Gjermaninë në fazën tjetër.

Kurse, Januzaj është duke i ngrohur motorët, i vendosur për të dëshmuar se e meritoi ftesën në ekip për Botëror. 

E treta e vërteta

Pas dy përpjekjeve të dështuara në të kaluarën, Arsenali do të provojë sërish për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

15/05/2014 10:06

Arsenali do të tentojë për herë të tretë transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema pas finales në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez me vite kërkohet nga Arsene Wenger, por klubi londinez ka dështuar në dy përpjekjet e kaluara për angazhimin e sulmuesve në dy verat e shkuara.

Dhe, Arsenali është i gatshëm të provojë sërish për Benzeman pasi Los Blancos planifikojnë transferimin e një qendërsulmuesi të ri, dhe francezi mund të largohet nga Santiago Bernabeu, njofton Daily Mail.

Benzema ka edhe 12 muaj në kontratën e tij me Realin dhe duhet ta vazhdojë atë ose të largohet gjatë afatit kalimtar të verës. Arsenali shpreson që më në fund do të arrijë të bind Realin që të negociojë me ta.

Klubi nga Emirates është njoftuar me interesimin e Realit për yllin e Liverpoolit, Luis Suarez dhe beson se gjiganti spanjoll do të shesë Benzeman për të financuar blerjen e uruguaianit.

E treta e vërteta

Chelsea nuk dorëzohet. Gjiganti londinez është duke përgatitur ofertë të re me vlerë prej 30 milionë funtesh për transferimin e sulmuesit të rivalit Manchester United, Wayne Rooney, ka bërë të ditur tabloidi britanik, Mail on Sunday. Chelsea bëri dy oferta për yllin anglez para fillimit të këtij sezoni por ato u refuzuan nga drejtuesit e…

Sport

05/01/2014 10:40

Chelsea nuk dorëzohet. Gjiganti londinez është duke përgatitur ofertë të re me vlerë prej 30 milionë funtesh për transferimin e sulmuesit të rivalit Manchester United, Wayne Rooney, ka bërë të ditur tabloidi britanik, Mail on Sunday.

Chelsea bëri dy oferta për yllin anglez para fillimit të këtij sezoni por ato u refuzuan nga drejtuesit e klubit nga Old Trafford që e konsiderojnë Rooneyn si një prej futbollistëve kryesor dhe më të dobishëm në ekipin e menaxherit David Moyes.

Mirëpo, vetë skocezi më herët gjatë kësaj jave pranoi se nuk është e sigurt se Rooney do të vazhdojë kontratën e tij me klubin, në rast se Manchester United nuk siguron kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Në ndërkohë, në skenë thuhet se është rikthyer Chelsea me Jose Mourinhon, që ka pranuar se pëlqen karakteristikat e Rooneyt.

E treta e vërteta

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez e kanë vendosur në krye të prioriteteve të tyre, transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, kanë njoftuar mediat spanjolle. Pas dyshimeve rreth të ardhmes në klub të sulmuesit Karim Benzema, i cili kërkohet nga Arsenali, Los Blancos do t’i rikthehen për herë të tretë…

Sport

06/12/2013 20:45

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez e kanë vendosur në krye të prioriteteve të tyre, transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Pas dyshimeve rreth të ardhmes në klub të sulmuesit Karim Benzema, i cili kërkohet nga Arsenali, Los Blancos do t’i rikthehen për herë të tretë yllit uruguaian të cilin dështuan ta angazhojnë gjatë verës, por edhe janarit të këtij viti.

Me Cristiano Ronaldon dhe përforcimin e ri Gareth Bale, Luis Suarez do të formonte një sulm të jashtëzakonshëm e konsideruar statistikat e tyre ndoshta edhe të pandalshëm për cilindo kundërshtar.

Mirëpo, Suarez kushton shtrenjtë. Liverpool refuzoi ofertën prej 40 milionë e 1 funte nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Reali asnjëherë nuk i ka pasur problem paratë dhe pa dyshim se mund të arrijë tek Suarez, nëse edhe futbollisti dëshiron ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

LM