E tmerrshme: Xhelati 12 vjeçar i ISIS-it ekzekuton pengjet (Video)

Disa imazhe me pamje shqetësuese janë shfaqur në internet, ku tregojnë se si një djalosh i ri ekzekuton pa pikë mëshire të burgosurit në brigjet e lumit Tigër, që cilësohet si një prej masakrave më të mëdha të kryera ndonjëherë nga fanatikët e shtetit islamik.

Bota

15/07/2015 15:35

Një video e regjistruar vitin e kaluar në Tikrit që shfaq pjesëtarët e ISIS duke vrarë civilë, vëmendje të veçantë i kushton një të riu i cili shihet duke i qëlluar me gjakftohtësi në kokë dy burra, transmeton lajmi.net.

aa

Duke injoruar lutjet për mëshirë të burgosurve, i riu mbanë me dy duart një pistoletë dhe pa u menduar dy herë tërheq këmbëzën. Më pas trupat e burrave hedhen në ujë nga pjesëtarë tjerë të ISIS, dhe brenda pak sekondave i gjithë lumi mbushet me gjak.

aaa

Pamjet e xhelatit të ri, janë vetëm një pjesë e vogël e videos 22 minutëshe të publikuar gjatë javës së kaluar nga xhihadistët. Besohet se kjo video është regjistruar gjatë masakrës Speicher të vitit të kaluar, që la mbi 1700 të vdekur dhe që cilësohet si masakra më e rëndë që ka ndodhur në Irak gjatë dekadës së kaluar. /lajmi.net

Videon mund ta shikoni këtu. Kujdes, ajo ka përmbajtje të rëndë!