E tmerrshme: Të gjithë luten  për Parisin, por jo edhe kjo vajzë (Foto)

Vetëm disa orë pas sulmit të ndodhur në Paris natën e 13 nëntorit, sulm ky që tronditi gjithë botën, si duket e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me këtë vajzë.

Fun

14/11/2015 19:26

Imogen Anthony, një modele australiane, ka postuar fotografi tejet provokuese, të cilat edhe kanë shkaktuar zemërim  tek përdoruesit e rrjetit social Twitter.

Krejtësisht e zhveshur me  vetëm një maskë  në fytyrë  dhe  një palë brekë të zeza, shkruan TheMirror.

Mirëpo ndjekësit e saj në Twitter e kritikuan për publikimin e fotografive provokuese pikërisht pas sulmit në Paris.

“Kjo është absolutisht e pështirë! A nuk po mendon? E shpifur! “, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj ajo vazhdoi të provokojë më shumë duke publikuar fotografi tjetër me mbishkrimin “Lutem për Parisin”, por përsëri me lëvizje provokuese.

“Shumë e papërshtatshme. Kjo është një ditë shumë e mërzitur në Parisin dhe t’i vendos këso fotografi”, ka vazhduar një tjetër komentues.

Mirëpo ajo nuk u ndal me kaq, si për inati të gjithë komentuesve për kritikat e tyre, Imogen publikoi edhe një tjetër, edhe më shumë provokuese, transmeton lajmi.net.

Imogen-Anthony (1)