E tmerrshme: Në valixhe nga Maroku në Spanjë

Kur autoritetet spanjolle gjetën një tetëvjeçar në valixhe, nuk u besuan syve të tyre, se ajo mund të ishte e vërtetë.

Bota

08/05/2015 23:39

Një djalë me emrin Abou, i moshës tetëvjeçare ka hyrë në Spanjë nga Maroku i fshehur në një valixhe, ka njoftuar policia spanjolle.

Ai është gjetur në valixhen që po e bartte një femër 19-vjeçare që ishte nisur në qytetin Cetua, enklavë spanjolle afër Marokut.

Kur policia hapi valixhen, ata e gjetën djaloshin në gjendje të tmerrshme, ka thënë zëdhënësi i policisë për AFP-në.

Djali nga Bregu i Fildishtë, tani është nën kujdesin e autoriteteve në Cetua ndërsa gazeta spanjolle “El Pais” raporton se 19-vjeçarja nuk ishte e afërme e tetëvjeçarit.

Policia ka njoftuar se babai i tetëvjeçarit kishte paguar 19-vjeçaren që ta barte valixhen deri në Spanjë.