E tmerrshme: 14 vjeçarja rrihet tri orë pa ndalë nga gjashtë vajza tjera (Video)
Një vajzë e re është rrahur brutalisht nga gjashtë vajza të tjera përgjatë tri orëve.

Fun
14 vjeçarja po sulmohej verbalisht në një ndërtesë të banuar në Nanchang, në qendër të Kinës.
Video shumë shpejtë mori vëmendje në gjithë Kinën, ku vajza u filmua duke u goditur 32 herë për vetëm 99 sekonda.
Li Xiaoyan, edhe përkundër dhunës së vazhdueshme, ajo asnjëherë nuk reagoi.
Ajo tregoi për “People’s Daily Online”, se vajzat e sulmuan atë pasi ato thanë se ajo u kishte përmendur emrat e tyre.
Më vonë ajo u dërgua në spital me fytyrën e skuqur dhe gjakderdhje nga hunda kur mori trajtime mjekësore për lëndime në fytyrë, transmeton lajmi.net.
Derisa askush nuk është arrestuar, policia është duke e hetuar rastin i cili ndodhi me 25 shtator./lajmi.net.
