E thotë trajneri i Arsenalit: S’kemi asnjë shpresë për titull

Unai Emery thotë se Arsenali duhet të jetë realist dhe të pranojë se ka një ndryshim të madh në mes të skuadrës së tij dhe dy të tjerave që dominuan Premierligën sezonin e kaluar.

Sport

24/07/2019 09:09

‘Topçinjët’ përfunduan në vendin e pestë në kampionatin anglez, një pikë prapa Tottenhamit, çka humbën mundësinë që të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Ata gjithashtu humbën në finalen e Ligës së Evropës, pasi u mposhtën me rezultat të thellë 4-1 nga Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të jemi realistë dhe distanca mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt dhe ne është shumë larg”, tha Emery.

“Ne duam ta reduktojmë këtë, duam të jemi më konkurrues. Ne duhet të përmirësojmë mbrojtjen, por pa asnjë humbje, sepse ideja e parë që ne zhvilluam me këtë ekip është të sulmojmë”.

”Është e vërtetë që kemi probleme në mbrojtje. Por ne duam ta balancojmë këtë gjë. Në këtë moment, City dhe Liverpool janë shumë të forta por ne duhet të bëjmë punën tonë”, deklaroi spanjolli. /Lajmi.net/