E thotë shefi i Volkswagen –  Porsche dhe Audi do t’i bashkohen Formula 1

Brendet premium të Volkswagen, Audi dhe Porsche do t’i bashkohen Formula 1.

Sport

03/05/2022 10:01

Herbert Diess ka thënë gjatë të hënës se ata kanë bindur grupin prodhues se kjo lëvizje më shumë  do t’iu sillte fitime sesa kosto, përcjell lajmi.net.

Tash e sa muaj ka pasur spekulime se dy brendet do të bashkohen për të garuar në Formula 1, që në dekadën e kaluar është dominuar nga rivalët e VW, Mercedes.

Diess ka thënë gjatë të hënës se përgatitjet e Porsche për hyrje në F1 kanë qenë më konkrete sesa ato të Audi.

Hyrja e këtyre dy brendeve në Formula 1 pritet të bëhet viteve të ardhshme. /Lajmi.net/