E thotë Ronaldo: Ja pse Modric e meritoi Topin e Artë

Ish sulmuesi brazilian, Ronaldo, ka treguar arsyet se pse Luka Modric e ka merituar Topin e Artë.

Sport

07/12/2018 15:08

Mesfushori kroat në fillim të kësaj jave është shpallur lojtari më i mirë në botë nga ‘France Football’, duke e rrëzuar nga froni Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Edhe pse këta të dy kanë pasur sezone të mira te skuadrat e tyre, sipas Ronaldos vendimtar në këtë aspekt ka qenë suksesi i Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi.

“Topi i Artë varet shumë nga rezultati në Kupën e Botës”, ka deklaruar Ronaldo, që në karrierën e tij ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Barcelonës dhe Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Në Rusi, Modric më Kroacinë arriti më shumë sesa Ronaldo me Portugalinë. Unë jam fitues i Topit të Artë në vitin 2002, dhe kjo në sajë të suksesit në Kupën e Botës”./Lajmi.net/