E thotë Bonucci: De Ligt është mbrojtësi më i mirë në botë

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci beson se ekipi i tij ka nënshkruar me 'lojtarin më të mirë të ri në botë' - Matthijs de Ligt.

Sport

21/07/2019 17:08

Me finalizimin e transferimit nga Ajax, De Ligt do kërkojë të ndihmojë ‘Bianocerët’ të sjellin në Torino trofeun e Ligës së Kampionëve, pas dominimit tetë-vjeçar në Itali.

Bonucci, 31 vjeç, ishte gjithashtu një nga qendërmbrojtësit më të mirë te ‘Zonja e Vjetër’ dhe beson se De Ligt mund të arrijë në nivelin më të lartë, transmeton lajmi.net.

“Matthijs de Ligt është lojtari më i mirë i ri në botë tani”, tha ai për JTV.

“Ky hap e ndihmon atë të rritet, dhe prej nesh ka pasur një mirëseardhje të ngrohtë. Së bashku me Merih Demiral dhe Daniele Rugani ata janë lojtarë të rinj të rëndësishëm që do të na ndihmojnë të arrijmë çdo qëllim”.

Bonucci u kthye te Juventus për sezonin 2018/19 pas një viti jo të mirë me AC Milan, duke përfunduar në vendin e gjashtë në Serie A e për ta fituar më pas edhe një titull me Juven. /Lajmi.net/