E tepron analisti italian: Lukakun mund ta ndalësh vetëm me banane

Racizmi është kthyer në një problem të pa kalueshëm në futboll, sidomos në Itali dhe Angli.

Sport

16/09/2019 13:37

Luciano Passirani ka tejkaluar çdo kufi me gjuhën e tij të përdorur ndaj Romelu Lukaku, me apo pa dashje.

Duke folur për ‘TopCalcio24’, Passirani ka thënë: “Nëse shkon një për një me të, ai do të të vras. E vetmja mënyrë për ta ndalur është t’i japësh 10 banane për t’i ngrënë”, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas këtyre fjalëve ka reaguar drejtori i televizionit, duke kërkuar publikisht falje.

Lukaku ka qenë viktimë e fyerjeve raciste edhe në ndeshjen kundër Cagliari. /Lajmi.net/