E shtuna sportive e Hashim Thaçit (Foto)

Derisa opozita edhe sot ishte aktive në përhapjen e qëndrimeve të tyre politike, e shtuna e sotme, si duket ishte e shtunë sportive për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.

Lajme

10/10/2015 20:08

Ai sot i ka kushtuar vëmendje shumë më të madhe sportistëve kosovarë.

Pas fitores së përfaqësueses sonë në futboll me Guinenë Ekuatoriale, të cilën Thaçi e quajti fitore të merituar, ai edhe i ka takuar ata.

“Sot pata kënaqësinë t’i përgëzoj nga afër djelmoshat e përfaqësueses në futboll, të cilët na dhuruan një paraqitje spektakolare, duke e mposhtur 2:0 Guinenë Ekuatoriale, kombëtaren e 66-të në renditje të FIFA-s të 15-n në CAF, njëherësh të katërtën në Kupën e CAF. Gëzuar!”, ka shkruar Thaçi, duke e quajtur ditën e sotme edhe si ditë të fitoreve për sportistët tanë. /lajmi.net

Thaci1 Thaci2