E shashtrisën Armeron
Pablo Armero ka qenë viktimë e një kurthi të bërë nga bashkëlojtarët e Kolumbisë, të cilët ia futën frikën në palcë.

Sport
Përfaqësuesja kolumbiane po kalon momente të mira në Botërorin e Brazilit, në fushë dhe jashtë saj.
Së fundmi, Pablo Armero ishte viktimë e një kurthi të bërë nga bashkëlojtarët e tij, James Rodríguez, Juan Guillermo Cuadrado e Luis Fernando Muriel.
Ata vendosën ta frikësojnë futbollistin e Napolit. Ishte futbollisti i Fiorentinës, Cuadrado, ai i cili ia futi frikën në palcë lojtarit të krahut, në hotelin ku është vendosur ekipi.