E rrëzoi trajnerin, ja sa dënohet kapiteni i Frankfurt

David Abraham nuk do të mundë të luajë më këtë vit për Frankfurtin.

Sport

14/11/2019 08:31

Federata e Futbollit e Gjermanisë e ka pezulluar mbrojtësin deri më 29 dhjetor, për shkak se e kishte shtyrë dhe rrëzuar trajnerin e Freiburgut, Christian Streich.

Kapiteni i Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq pasi e shtyu me krah Streichen, derisa u përpoq ta marrë një top që kishte dalë jashtë vijës së lojës në një ndeshje të Bundesligës këtë të shtune.

Abraham nuk do të mundë të luajë në Bundesligë deri në ndeshjen e Freiburgut kundër Hoffenheim më 18 janar. /Lajmi.net/