E rrethuar me buqeta me lule, Leonora Jakupi falënderon të gjithë për urimet me rastin e ditëlindjes

Këngëtarja sot festoi 42 vjetorin e lindjes.

ShowBiz

03/03/2021 22:57

Leonora Jakupi mori urime të shumta nga miqtë e saj në rrjete sociale por siç shihet nuk i kanë munguar edhe dhuratat, shkruan lajmi.net.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi teksa shihen buqeta me lule pranë saj.

“Të dashur miq dhe familjar te mijë ju falënderoj te gjithëve për urimet e juaja”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, këngëtarja ka lindur me 3 mars në vitin 1979./Lajmi.net/