E rrallë, Jesse Lingard shënon gol

Manchester United e ka nisur furishëm udhëtimin te Tranmere në kuadër të FA Cup.

Sport

26/01/2020 16:26

Djajtë e Kuq janë duke fituar me rezultat 0:3 pas 23 minutave lojë.

Harry Maguire shënoi golin e parë që njëkohësisht ishte i pari me fanellën e United, ndërsa Dalot dyfishoi gjithçka pak minuta më vonë, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë një nga lojtarët më të kritikuar te skuadra e Solskjaer, Jesse Lingard ka gjetur golin pas më shumë se 20 ndeshje.

Goli i fundit i anglezit datonte kundër Astana në kuadër të Ligës së Evropës.

Gjithashtu ky ishte goli i dytë i tij që nga viti 2018. Statistika katastrofale! /Lajmi.net/