E rrallë: Fadil Berisha shfaqet përkrah bashkëshortes (Foto)

Fotografin me famë botërore, Fadil Berishën nuk mbeti njeri pa e njohur, por të gjithë janë kureshtar ta dinë se kush është gruaja e zonja e cila fshihet prapa këtij burri të suksesshëm?.

ShowBiz

20/11/2016 18:52

‘Enigmën’ e kësaj pyetje e ka zgjidhur sot djali i tij Blair Berisha i cili e ka postuar një foto të prindërve, shkruan lajmi.net

Në foton e cila po qarkullon tani edhe në media shihet Fadil Berisha me bashkëshorten e tij, ndërsa kjo është hera e parë që një imazh i tillë ka dalë publikisht.

Ai gjithmonë ka publikuar foto të femrave të ndryshme, foto të cilat i ka shkëputur nga puna e tij, por anën tjetër, atë familjare e ka ruajtur gjithmonë me xhelozi.

Ndryshe Berisha dhe bashkëshortja e tij bashkë kanë dy fëmijë./lajmi.net