E rrahu babanë dhe e bëri për spital, policia arreston ferizajasin

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Komunën e Ferizajt.

Lajme

15/07/2020 10:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tij ka ardhur pasi që i dyshuari kishte rrahur babanë e tij duke i shkaktuar edhe lëndime me ç’rast edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës thotë se pas intervistimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/