Rrahet nga burri, përfundon në QKUK

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që ai e ka rrahur gruan e tij. Nga goditjet që ka marrë viktima është dërguar në QKU dhe është pa vetëdije, ka raportuar policia e Kosovës.

Lajme

25/01/2016 12:32

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Vushtrri ku i dyshuari për arsye të panjohura e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /lajmi.net