E respektojnë edhe në Turqi, Luka Modric merr duartrokitje nga tifozët kundërshtarë

Kombëtarja e Kroacisë arriti fitore 2 me 0 ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikim në Euro 2024. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi mesfushori i Chelseat. Mateo Kovacic, por vëmendja ishte te Luka Modric, lojtari i Real Madrid që mori duartrokitje nga tifozët kundërshtarë, shkruan Lajmi.net Modric u largua nga loja…

Sport

29/03/2023 08:29

Kombëtarja e Kroacisë arriti fitore 2 me 0 ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikim në Euro 2024.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi mesfushori i Chelseat. Mateo Kovacic, por vëmendja ishte te Luka Modric, lojtari i Real Madrid që mori duartrokitje nga tifozët kundërshtarë, shkruan Lajmi.net

Modric u largua nga loja në minutën e 84’të, duke u zëvendësuar nga Majer – dhe të gjithë tifozët kundërshtarë të Turqisë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur ish-fituesin e Toptit të Artë.

Pas fitores së Kroacisë mbrëmë, ata shkojnë në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje. Kurse Turqia mbetët me tre pikë në pozitën e tretë./Lajmi.net/