E rëndë, shkon në 5 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Është duke vazhduar kërkimi për të mbijetuarit nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë. Në të dhënat e fundit njoftohet se numri i të vdekurve ka shkuar në  mbi 5 mijë në të dyja vendet. Në Turqi numri i viktimave raportohet ë jetë 3 mijë e 419. Kjo është konfirmuar nga zëvendëspresidenti turk,…

Bota

07/02/2023 10:23

Është duke vazhduar kërkimi për të mbijetuarit nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Në të dhënat e fundit njoftohet se numri i të vdekurve ka shkuar në  mbi 5 mijë në të dyja vendet.

Në Turqi numri i viktimave raportohet ë jetë 3 mijë e 419.

Kjo është konfirmuar nga zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay. Po ashtu u theksua se 20 mijë e 534 persona raportohet të jenë të lënduar dhe 6 mijë ndërtesa janë shembur, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në Siri numri i të vdekurve është rritur në 1 mijë e 602.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave në Turqi në përditësimin e fundit bëri të ditur se mbi 24 mijë e 400 zyrtarë të personelit të emergjencave të cilët po ndihmojnë në kërkim-shpëtim.

Shqetësim edhe më i madh tani për tani janë edhe temperaturat e ulëta që kanë ndikuar edhe në ngrirje./Lajmi.net/