E rëndë në Shqipëri: I mituri vret me armë gjahu vëllaun e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 21-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Lajme

09/03/2019 20:49

Ngjarja është shënuar në fshatin Galush, ndërsa viktima është Roland Lleshi.

Dyshohet se i riu është vrarë aksidentalisht nga i vëllai i tij i mitur me armë gjahu.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.