E rëndë: Ja sa pritet të mungojë Rashica

Kombëtarja e Kosovës mund ta humbas Milot Rashicën për ndeshjen shumë të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020 kundër Çekisë.

Sport

18/08/2019 21:30

‘Dardanët’ më 7 shtator presin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Çekinë, në ndeshjen që po cilësohet si ‘finale’ e grupit A, për kombëtaret që po kërkojnë vendin e dytë.

Pak ditë para kësaj ndeshje, Kosova ka marrë një lajm aspak të mira nga Bundesliga, ku është lënduar Milot Rashica.

Djaloshi nga Vushtrria të shtunën është detyruar të lë fushën shkaku i lëndimit në përballjen mes Werder Bremen dhe Dusseldorf.

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, i ftuar në emisionin ‘Arena Sportive’ në RTK, ka thënë se Rashica mund të mungojë deri në gjashtë javë, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Werder Bremen për kohëzgjatjen e rikuperimit, ne duhet të besojmë në kthimin sa më të shpejtë të Rashicës./Lajmi.net/