E rëndë: 13-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë nga arma e zjarrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 13 vjeçar është gjetur i vrarë.

Lajme

30/07/2021 08:54

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gernac Malësi në Kurbin, ku i mituri me mbiemrin Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në afërsi të një banese disa fëmijë që kanë qenë duke lozur dhe kanë gjetur një armë ku shkrepja e saj ka rezultuar fatale për 13 vjeçarin.

Detaje tjera rreth rastit ende nuk dihen. /lapsi