E refuzoi në takim, djali i kërkon vajzës paratë e kafes që ia paguajti

Për shumë njerëz, daljet në takime mund të jenë “të kushtueshme”.

Fun

29/01/2022 14:45

Megjithatë, një djalë duket se ka një plan për t’u siguruar që ai të mos shpenzojë në takime që nuk çojnë askund – duke “faturuar partneret”, transmeton lajmi.net.

Dhe teknika e këtij djali u bë e ditur nga një grua e cila foli për ‘takimin’ që kishte me burrin misterioz,

Përdoruesja e Twitter, Lauren ndau pamjet e shkëmbimit që kishte me një djalë disa vite më parë, duke zbuluar se si ai ‘përpiqej ta faturonte’ atë për takimin e tyre të parë.

Djaloshi i kishte dërguar një mesazh pasi u takuan për të parë nëse i pëlqente një takim i dytë, megjithatë Lauren u përgjigj me mirësjellje për të thënë se nuk e ndjente se ata kishin ndonjë kimi. /Lajmi.net/