E quajti dështake, shihni si ia kthen ndjekëses Zaimina Vasjari

Reperja, Tayna së fundmi ka nisur pushimet në Tajlandë.

ShowBiz

19/03/2019 17:19

E në fotografitë që ka publikuar në rrjetet sociale nuk kanë munguar as komentet nga koleget e saj, shkruan lajmi.net.

Në një nga imazhet i ka komentuar edhe këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, së cilës më pas i ka reaguar një fanse e Taynës.

“Zajmin marove tu i bo marketing vetit në Instagram te Tayna, bonja bllok kësaj deshtake”, është komenti i ndjekëses.

“Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. po kaq horizont ke nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam tri biznese të suksesshme po ik meru bej dicka për veten sa merresh me Instagram”, është përgjigja e Zaiminës e cila ia mbyllë gojën ndjekëses. /Lajmi.net/