E pyetën për Kurtin, Rama: Vëllain e kam në Tiranë, nuk bie unë në kurthe se jam mësuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar dje në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij ai u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ndër emrat kyc të vendit që e takuan Ramën nuk ishte as kryeministri Albin Kurti e as kryeparlamentari Glauk Konjufca. E pas kësaj ,…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar dje në Prishtinë.
Gjatë vizitës së tij ai u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ndër emrat kyc të vendit që e takuan Ramën nuk ishte as kryeministri Albin Kurti e as kryeparlamentari Glauk Konjufca.
E pas kësaj , Edi Rama është pyetur dje rreth raportit që ka me Kurtin.
“A keni ndonjë porosi për vëllain e vogël, i cili është hera e dytë që nuk po ju pret në konak?”, e pyeti një gazetare Ramën.
“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtor i klubit “Partizani”, Olsi Rama”.
Rama tha se nuk bie pre e këtyre pyetjeve për “ta futur në kurth”.
“Ma bëtë pyetjen me shpresën që do më fusni në kurth, po jam mësuar me këto kurthet shumë mirë”.
Për Kurtin refuzoi të fliste, por Rama lartësoi dje figurën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se i krijoi Kosovës “pasurinë më të madhe natyrore, që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës”.
Rama tha se historia më e suksesshme e politikës së jashtme të Kosovës u zhvillua gjatë kohës së Ibrahim Rugovës.
Rama gjithashtu tha se takimi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, erdhi pasi i pari i kryeqytetit e kishte ftuar shumë herë.
“Përparimi kishte kohë që më kishte ftuar, e mori vesh se këtu fjala del shumë shpejt se ju e dini që thashethemi i shqiptarëve shkon më shpejt se 4G”./Lajmi.net/