E pyesin për Roza Latin në emision, Stine: Ka qenë më e mirë kur…

Stine ka folur për Roza Latin.

ShowBiz

20/05/2019 08:50

Stine gjatë një interviste të fundit për “BE Coffee” ku foli lidhur me karrierën e tij muzikore, është pyetur edhe për ish-të dashurën, Roza Latin, shkruan lajmi.net.

‘Me Rozën bën shumë rikthime në emisione apo intervista. Të vjen keq tani që nuk je i lidhur me Rozën në këtë periudhë që ajo është me shumë followersa?’, ishte pyetja të cilës nuk nguroi t’i përgjigjet Stine.

“Jo fare, nuk më bën përshtypje fare. Madje për mua ka qenë më e mirë kur nuk ka qenë me followersa”, u përgjigj me shumë sportivitet ai.

Ndryshe Stine së fundmi i ka dhënë fund lidhjes edhe me partneren e tij me të cilën ka edhe një vajzë dhe theksoi se momentalisht fokusi i tij është vetëm muzika dhe albumi i ri./Lajmi.net/