E pyesin për përforcime në janar, kështu përgjigjet Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për përforcimet e mundshme të janarit.

Sport

06/12/2019 13:58

Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për media para duelit të Real Madridit kundër Espanyolit në La Ligë.

Ai ka komentuar gjendjen e futbollistëve të lënduar përfshirë dyshen e yjeve Eden Hazard dhe Gareth Bale.

Por, francezi u ballafaqua edhe me një pyetje interesante në lidhje me përforcimet e mundshme të afatit kalimtar të janarit, transmeton lajmi.net.

“Përforcimet? Mund të ndodh gjithçka. Kur vjen momenti do të shohim. Por, tani për tani do të vazhdoj punën me futbollistët që kam”, u shpreh Zidane para gazetarëve. /Lajmi.net/