E pyesin a do lidheshe me një kriminel për lek, kjo është përgjigja e Rike Rocit

Rike Roci i është përgjigjur pyetjeve provokuese të fansave.

ShowBiz

11/11/2019 20:41

Rike Roci së fundi i është përgjigjur pyetjeve provokuese të ndjekësve të saj, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja e cila famën më të madhe e mori me paraqitjen e saj në “Euro 2016”, ua ka mundësuar ndjekësve të saj në Instagram opsionin ‘Pyetje/përgjigje/.

Dhe njëra nga pyetjet ishte nëse si shumica e femrave a do lidheshe edhe ti me një kriminel për lek.

Dhe Rike u përgjigj duke thënë: Mos i fut të gjitha me një thes… un nuk gjykoj asnjë, por aman femra që lidhet me një kriminel për lek ajo nuk është femër por kafshë, ka edhe nga ato që nuk i intereson leku por duan me zemer, varet nuk janë të gjitha njësoj. /Lajmi.net/