E Premtja e Zezë nxitë konflikte në SHBA, rrahen keq dy meshkuj (Video)

Këto janë skena shokuese pasi dy persona filluan të sulmonin njëri tjetrin pa ndonjë arsye, ngjarje kjo që ndodhi në një qendër tregtare në Louisville në mes të kasoit të së Premtës së Zezë.

Bota

27/11/2015 16:51

Të dy burrat luftojnë me njëri-tjetrin teksa shihet një turmë e blerësve të mblidhen në Louisville Kentucky, vonë në natën e Falenderimeve, shkruan Dailymail.

Zyrtari policor u detyrua që të ndërhyjë për ta ndaluar përleshjen.

Personat që ishin të pranishëm në qendrën tregtare po filmonin me telefonat e tyre ngjarjen që po u ndodhte para syve, transmeton lajmi.net.

Përndryshe, e Premtja e Zezë njihet si dita kur bëhen zbritje të mëdha të produkteve, saqë njerëzit presin në radhë më orë të tëra për të blerë atë produkte./lajmi.net.

YouTube player