E preku fundin, por nuk u dorëzua (Foto)

Aktoren e bukur Abigail Spencer e mbajmë mend nga filmi “Kaubojt dhe jashtëtokësorët”, por edhe nga rolet në seritë “Djemtë nga Madison”, “True Detective” dhe “Suits”.

ShowBiz

07/02/2016 09:48

Abigal ka lindur në një qytet të vogël në Floridë, ndërsa babai i saj ishte një sërfist profesionist. Mirëpo, karriera e saj nuk kishte shkuar në drejtimin që donte, ndërsa e ka pranuar se një kohë kishte hequr dorë fare nga aktrimi.

Mirëpo, në vitin 2009 ajo ishte kthyer nën dritën e reflektorëve falë serisë “Djemtë nga Madisoni”.

“Kisha shumë rënie dhe ngritje. Kam hequr dorë nga aktrimi, punoja si dado, por edhe si kameriere në restorante. Punoja shumë, por edhe shumë herë kisha prekur fundin, por tërë kohën mundohesha të bëja diçka. Isha 26-vjeçe dhe kisha një djalë të vogël dhe në amësi e kam gjetur lumturinë. Kjo ishte sikur rilindje. Pastaj ka ardhur oferta për rolin e Suzanne Farrell. Më ka pëlqyer ai karakter dhe isha gati ta pranoja”, ka rrëfyer ajo, përcjell “Zëri”.

Ajo thotë se ka punuar shumë edhe në pamjen e saj fizike, pasi siç thotë, ky është çelësi kryesor sot për të depërtuar në Hollivud.

“Kam punuar shumë në trupin tim. Nuk kam kryer ndonjë intervenim kirurgjik, por palestra ishte shtëpia ime e dytë dhe në fund nuk kanë munguar rezultatet”, ka deklaruar bukuroshja. /ZËRI/