E pranon NBA: Toronto u dëmtua nga gjyqtarët ndaj Golden State

The National Basketball Association ka lëshuar një njoftim ku thuhet se Toronto Raptors është dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen e pestë të serisë së fundit të ‘play-off’ kundër Golden State Warriors.

Sport

13/06/2019 09:39

Administrata vlerësoi se gjyqtarët humbën mundësinë që të përmes video xhirimit të gjykojnë faull në dobi të Mark Gasolit.

I gjithë ky moment ndodhi 49 sekonda para përfundimit të ndeshjes, e cila i takoi Warriors me rezultat 106-105 dhe duke ngushtuar serinë në 3-2, përcjell lajmi.net.

Më tej në njoftim shkruhet se basketbollisti spanjoll u ndalua në mënyrë të parregullt nga DeMarcus Cousins, pas së cilës ai nuk arriti të shënonte pikë dhe ra në parket – derisa gjyqtarët heshtën.

Cousins shkoi në drejtim të Gasol dhe shkaktoi qartësisht faull, që ndikoi në rrjedhjen e ndeshjes. /Lajmi.net/