E pranon Marcelo: Messi kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë

Marcelo pranon se Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë, pavarësisht se ishte përballur edhe me Cristiano Ronaldon në fillim të karrierës së tij. Ish-ylli i Real Madrid u largua nga kryeqyteti spanjoll pas një periudhe të mbushur me trofe që e pa atë të fitoi Ligën e Kampionëve…

Sport

28/03/2023 14:45

Marcelo pranon se Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë, pavarësisht se ishte përballur edhe me Cristiano Ronaldon në fillim të karrierës së tij.

Ish-ylli i Real Madrid u largua nga kryeqyteti spanjoll pas një periudhe të mbushur me trofe që e pa atë të fitoi Ligën e Kampionëve pesë herë.

Katër nga ato fitore erdhën përkrah Ronaldos, me të cilin ai krijoi një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë në ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrojtësi brazilian ishte ndër ata që kishin për detyrë ta mbante nën kontroll argjentinasin dhe i bëri të qarta ndjenjat e tij ndaj sulmuesit.

“Messi është i jashtëzakonshëm, kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë. Të gjithë e dimë cilësinë që ai ka edhe tani, në moshën 35-vjeçare, dhe më parë ishte e njëjta gjë. ‘El Clasico’ ka qenë gjithmonë një nga lojërat më të mira për të parë dhe luajtur”, tha fillimisht ai për ‘The Athletic’.

Tutje, braziliani tha që nuk ishte vetëm argjentinasi lojtar i jashtëzakonshëm, ishin edhe te tjerët.

“Isha mjaft me fat që u paraqita në një nga periudhat më të mira të ‘El Clasicos’. Por nuk ishte vetëm Messi, kishte edhe lojtarë të tjerë që ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

Marcelo aktualisht luan në ligën braziliane, te klubi Fluminense./Lajmi.net/