E pranon Mancini: Ndryshimet e Holandës na kapën në befasi

Roberto Mancini ka komentuar barazimin ndaj Holandës.

Sport

15/10/2020 09:00

Italia dhe Holanda kanë luajtur baras 1:1, në një ndeshje ku në fushë u pa një Holandë që nuk e kemi parë më herët.

Taktika 4-3-3 e holandezëve nuk u preferua nga Frank de Boer, i cili në këtë ndeshje zbriti me 5-3-2.

Kjo taktikë, sipas Roberto Mancini, kapi në befasi skuadrën kombëtare të Italisë, duke mos pasur mundësi të bënte më shumë.

“Është hera e parë që ata dolën me këtë sistem dhe ishte surprizuese, por ne e dinim se do të ishte ndeshje e vështirë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Kundërshtarët janë aty po ashtu, ata krijojnë probleme dhe kjo është çfarë ndodhi këtë mbrëmje. Ne sulmuam dhe mendoj se krijuam më shumë mundësi”, shtoi selektori italian.

Kujtojmë se Italia luajti mbrëmë në Bergamo, për herë të parë pas 14 viteve. Ndeshja u aranzhua në këtë qytet në nder të viktimave të Covid-19, pasi Bergamo ishte zona më e goditur e vendit. /Lajmi.net/