E pranon Emery: Xhaka mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Unai Emery ka pranuar se Granit Xhaka mund edhe të mos luajë kurrë më për Arsenalin, dhe se është diskutuar mundësia e shitjes së mesfushorit në janar.

Sport

09/11/2019 08:09

Reprezentuesi i Zvicrës nuk është paraqitur për Arsenalin që nga ndeshja kundër Crystal Palace, ku reagoi pas fishkëllimave të tifozëve.

Pas këtij incidenti, Xhakës i është marrë shiriti i kapitenit, dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës që udhëton për në Leicester të shtunën.

“Nuk e di nëse ai do të luajë sërish”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit, përcjell lajmi.net.

“Nëse ai është i gatshëm në mendjen e tij që të vazhdojë të na ndihmojë dhe të vazhdojë të mbrojë fanellën e Arsenalit. Mendoj se koha do të na jap atë zgjidhje”.

“Nëse e vendosi atë në këtë grup me ne, nëse ai është gati 100 për qind në mendjen e tij për të na ndihmuar me cilësitë e tij, ne e dimë që kemi nevojë për ato cilësi dhe atë lojtar”.

“Është e rëndësishme që tani të qëndrojmë me Granitin”.

Në pyetjen nëse është menduar shitja e Xhakës në janar, Emery është përgjigjur: Po, e bëra atë pyetje. Klubi e di vendimin e lojtarit në këtë moment dhe qëndrimin tim rreth kësaj situate”./Lajmi.net/