A e pranoi më në fund Kylie? (Foto)

23:26 | 25 Maj 2016

Kylie Jenner po i dërgon fansave të saj një mesazh me postimin e fundit në Instagram – edhe pse nuk jemi të sigurt se për çfarë në të vërtetë po bëhet fjalë!

18 vjeçarja pozoi me një bluzë, në pjesën e përparme të së cilës shkruhej “False”, ndërsa ajo në përshkrimin e fotografisë shkroi: “Pak a shumë”, transmeton Klan Kosova.

Derisa ende mbetet e paqartë se çka ka dashur të thotë bukuroshja e famshme, ndjekësit e saj menjëherë filluan të hamendësojnë nëse kjo është një mënyrë e saj për të pranuar rreth ndërhyrjeve plastike.

Pas së gjithash, Kylie gjatë vitit të kaluar pranoi se i ka mbushur buzët, pas muajsh e muajsh të tërë spekulimi dhe presioni nga ana e fansave.