E përsërit presidenti i Milan: S’mund ta rinovojmë ‘San Siron’

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni ka shpjeguar edhe një herë se është e pamundur të rinovohet stadiumi legjendar, ‘San Siro’. Skuadra e Milan dhe ajo e Inter janë pajtuar të ndërtojnë një stadium të ri, dhe të mos e rinovojnë ekzistuesin ‘San Siro’ (Giuseppe Meazza). ‘San Siro’ është shtëpia e këtyre dy skuadrave tash e…

Sport

11/12/2022 22:41

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni ka shpjeguar edhe një herë se është e pamundur të rinovohet stadiumi legjendar, ‘San Siro’.

Skuadra e Milan dhe ajo e Inter janë pajtuar të ndërtojnë një stadium të ri, dhe të mos e rinovojnë ekzistuesin ‘San Siro’ (Giuseppe Meazza).

‘San Siro’ është shtëpia e këtyre dy skuadrave tash e 100 vite, por nuk do të rinovohet. Sipas Paolo Scaroni, nuk ka mundësi për t’u bërë një gjë e tillë.

“Ne kurrë nuk do të arrijmë kapacitetin 80,000 të San Siros, maksimumi që kemi është 75,000 njerëz. Pra, stadiumi i ri do të jetë afër 70,000 sepse ne duam që ai të jetë i mbushur plot dhe të jetë një stadium shumë efikas, kështu që ideja është që të zvogëlojmë pak kapacitetin”, ka thënë Scaroni, përcjell lajmi.net.

“Ne nuk mund ta rindërtonim San Siron sepse me dy skuadra që luajnë atje, të dyja në Ligën e Kampionëve, ka shumë ndeshje për t’u marrë parasysh. Stadiumi do të kërkonte gjithashtu një rinovim të madh dhe kjo do të ishte shumë e vështirë”, shtoi ai.

“Nuk ka stadium me një kapacitet të mirë ku mund të kalojmë pak kohë derisa ata të rindërtojnë San Siro. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një stadium të ri”, shtoi presidenti i Milan.

Stadiumi i ri është projektuar nga ekspertët e arkitekturës Populous dhe do të ndërtohet në qytetin e Milanos. /Lajmi.net/