E përballon thikën e madhe në ballë nga ish-i dashuri (Video)

Një 22 vjeçare nga qyteti brazilian Sao Paulo i ka ikur për një qime floku vdekjes pasi ishte goditur nga ish-i dashuri i saj me një thikë të madhe kuzhine në kokë. 

Bota

05/10/2014 15:53

Policët e gjetën vajzën ulur në karrige,e  mbuluar me gjak, ndërkohë që në kokë, mbi syrin e djathtë e kishte të ngulitur thikën e madhe.

Megjithë këtë plagë tronditëse, ajo ka ruajtur qetësinë dhe ia ka dalë t’ia thotë policisë edhe emrin e sulmuesit. Pas një përleshje të ashpër, ish-i dashuri i saj (një 19-vjeçar) kapi thikën e kuzhinës dhe ia futi në ballë. Edhe pse në gjendje të tillë, ajo ia doli të ikë nga sulmuesi.

Policët e dërguan brazilianen në spital, ku mjekët konstatuan se thika ka depërtuar disa centimetra brenda në kafkës, por nuk e ka dëmtuar trurin.

Vajza është duke u rikuperuar, kurse policia është duke e hetuar rastin dhe në kërkim të sulmuesit të arratisur.