“E patolerueshme”, ambasadori gjerman irritohet nga mosrespektimi i masave nëpër kafene

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt është shprehur i habitur se si kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajme

02/07/2020 15:29

Heldt në Twitter ka shpërndarë postimin e BE-së ku tregohet për ndihmat që i janë dhënë sot Kosovës në luftën kundër pandemisë, shkruan lajmi.net.

Për të njëjtin ai ka komentuar duke thënë se skenat në rrugë dhe në terraca të kafeneve janë të patolerueshme.

Ai thotë se shpreson që ndihmat e sotme do t’i motivojnë të tjerët që të kenë kujdes më të madh, duke shtuar se  rezultatet e moskujdesit do të shihen në kujdesin intensive.

“Dhe shpresoj që kjo do ta inspirojë secilin që të ketë përgjegjësi, e po ashtu qeverinë dhe institucionet që t’i përmbushin vendimet e tyre dhe rregullativat. Skenat në rrugë dhe terraca të kafeneve janë të patolerueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, ka shkruar Heldt në Twitter.