E papritur: Ronaldo largohet nga Juventus, rikthehet në Premierligë

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, për një rikthim emocionues te Manchester United.

Sport

20/11/2019 23:10

Panelisti Eduardo Inda duke folur për televizionin spanjoll La Sexta, ka deklaruar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventusi, nëse sërish dështon të fitojë Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e portugezit parashikohet të jetë në Premierligë, te Manchester United, përcjell lajmi.net.

Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.

Cristiano Ronaldo është transferuar te Juventus në vitin 2018, nga spanjollët e Real Madrid./Lajmi.net/