E papritur: Man Utd dhe Liverpool rivalizojnë Bayernin për yllin e Chelsea

Bayern Muncih duket se nuk do të përballet vetëm me Chelsean kur është puna tek shërbimet e Callum Hudson Odoi.

Sport

24/03/2019 08:45

Në garë me gjigantin e Gjermanisë do të jenë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester United.

United janë të gatshëm të sfidojnë Bayernin për nënshkrimin e Hudson Odoi, shkruan ‘Daily Mail’ transmeton lajmi.net.

Talenti i Chelsea ka vazhduar që të mos vendos nënshkrimin e tij në vazhdimin e kontratës me Chelsea, kontratë e cila skadon në vitin 2020.

Bayern Munich që dërgoi tri oferta zyrtare për lojtarin gjatë afatit të janarit, tashmë do të përballet me kompeticion nga Manchester United dhe Liverpool. /Lajmi.net/