E papritur: Liverpool shfaqet si favorit për të nënshkruar me Mbappen

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka siguruar të gjithë se Kylian Mbappe do të mbetet te kampionët e Francës edhe pas këtij sezoni.

Sport

17/06/2019 18:42

Nasser Al-Khelaifi, duke dashur t’iu përgjigjet zërave për largimin e Mbappe, ka thënë se francezi do të mbetet te PSG në një masë sigurie prej 200 për qind.

Megjithatë, as këto deklarime nuk e kanë larguar lojtarin nga vëmendja e medieve sportive, që vazhdojnë të raportojnë për të ardhmen e tij larg ‘Parkut të Princave’.

Sipas bastoreve, Real Madrid mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Mbappe, përcjell ‘lajmi.net’.

Është për t’u befasuar, përfshirja e Liverpoolit në këtë garë.

‘The Reds’ renditën të dytët në këtë garë, duke nënkuptuar se shumë lehtë ylli i PSG-së mund t’iu bashkohet kampionëve të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/