E papritur, Keita në ‘radarin’ e Juventusit

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita është duke u kërkuar nga skuadra e madhe italiane, Juventus.

Sport

14/02/2022 23:43

27-vjeçari nuk ka arritur të tregojë atë që pritej te “Reds” shkaku i lëndimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme, transmeton lajmi.net.

Sipas “Calciomercato”, Juventus është pranë të kompletojë transferimin e Keitas dhe thuhet se do ofrojë 25 milionë funte kur të rihapet afati kalimtar veror.

Keita ka edhe 17 muaj të mbetur në kontratë, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me klubet si Barcelona dhe Bayern Munich.

Ndërkohë, këtë edicion, Keita ka zhvilluar 18 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë dhe dhuruar një asistim./Lajmi.net/