E papritur: Guarin rikthehet në Serie A

Fredy Guarin ka ndarë rrugët me skuadrën kineze, Shanghai Shenhua, me mundësinë për t’iu bashkuar Atalantas.

Sport

17/07/2019 23:54

Skuadra kineze ka njoftuar të mërkurën se Guarin ka ndërprerë kontratën me klubin.

Mesfushori i ishte bashkuar Shenhuas nga Interi në janar të vitit 2016, dhe në Kinë ka arritur të shënoi 28 gola dhe 22 asistime në 100 paraqitje.

33 vjeçari raportohet se do të rikthehet në Itali, dhe sipas Tuttomercatoweb, ai mund t’i bashkohet Atalantas.

Me Atalantën, Guarin do të paraqitej në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/