E papritur: Coutinho afër transferimit tek Bayern Munich

17:00 | 12 Gusht 2019

Lëvizje të papritura kanë ndodhur në sferën e merkatos, dhe tashmë emri i Philippe Coutinho po lidhet me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

E ardhmja e Coutinho është në një pikëpyetje të madhe, pasi Barcelona po mendon ta transferojë edhe Neymar JR, ardhja e së cilit do ta ‘digjte’ pozitën e Coutinho.

Ish anëtari i Liverpool nuk arriti të bindte trajnerin Valverde, as tifozët e skuadrës, dhe tashmë nuk është shumë i pëlqyer në ‘Camp Nou’.

Emri i tij lidhej me një transferim të mundshëm tek PSG, si pjesë shkëmbimi për transferimin e Neymar, por raportimet e fundit kanë befasuar duke drejtuar lojtarin drejt Bayern Munich.

‘Goal’ raporton se Coutinho është shumë afër që të kalojë tek skuadra e Bayern, në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja pritet të ketë edhe të drejtën e kampionëve të Bundesliga për blerjen permanente të lojtarit.

Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘Goal’ do të jenë të sakta dhe braziliani do të transferohet në Bundesliga. /Lajmi.net/