E paparë: Olympique Lyon iu reagon mediave, thonë se nuk ka marrëveshje me Newcastle United

Olympique Lyon ka bërë një gjë jo shumë të zakonshme për skuadrat e mëdha evropiane.

Sport

26/01/2022 14:55

Skuadra franceze ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me Bruno Guimares dhe marrëveshjen me Newcastle United.

Lyon përmes komunikatës hedh poshtë të gjitha raportimet që bënin të ditur se kishte një marrëveshje mes Newcastle United dhe Lyon, për Bruno Guimares, përcjell lajmi.net.

Skuadra iu bën thirrje tifozëve që vetëm raportimet nga faqja zyrtare të merren në konsideratë.

Duket se ka akoma shpresë për Arsenal, sa i përket Bruno Guimares. /Lajmi.net/