E pabesueshme, por e vërtetë… Jonny Evans rikthehet zyrtarisht në Manchester United

Mbrojtësi i njohur, Jonny Evans ka firmosur një kontratë afatshkurtër me Manchester Unitedin. Lajmi e ka konfirmuar vet klubi nga Premier League përmes rrjeteve sociale, shkruan Lajmi.net Evans do të marr pjesë në ndeshjet para-sezonale të “Djajve të Kuq” në Edinburgh dhe San Diego. Është flitur për një transferim të Evans në Everton, por duket…

Sport

18/07/2023 16:53

Mbrojtësi i njohur, Jonny Evans ka firmosur një kontratë afatshkurtër me Manchester Unitedin.

Lajmi e ka konfirmuar vet klubi nga Premier League përmes rrjeteve sociale, shkruan Lajmi.net

Evans do të marr pjesë në ndeshjet para-sezonale të “Djajve të Kuq” në Edinburgh dhe San Diego.

Është flitur për një transferim të Evans në Everton, por duket se një marrëveshje e tillë nuk u arrit.

Por, sigurisht që mbrojtësi tani është i hapur të gjejë një ekip të ri, por ka mundësi që Erik Ten Hag ta ndaloj për sezonin 2023/24./Lajmi.net/