E pabesueshme: Pitoni lidhet për gomës së veturës, me mezi e largojnë

Sezoni i shirave monsune, i cili zakonisht zgjat nga korriku deri në shtator, josh të gjitha llojet e krijesave në rrugët e Indisë.

Fun

28/09/2020 22:26

Kështu, një piton i gjatë shkaktoi një bllokim trafiku në autostradën Eastern Express në Mumbaji, shkruan kp, transmeton lajmi.net.

Gjarpri kaloi rrugën dhe u mbështoll rreth rrotës së një makine. Shoferi e vuri re dhe thirri për ndihmë.

Kapësve të gjarprit iu desh rreth një orë për të mbërritur dhe oficerët e policisë lokale gjithashtu mbërritën në vendin e ngjarjes për të siguruar lëvizjen normale të automjetit.

Videot e shpëtimit të pitonit po qarkullojnë në mediat sociale dhe shumë prej tyre kanë shprehur mosbesim dhe tronditje.

Zyrtari i Shërbimit Pyjor në Indi Susanta Nanda shpërndau videon në Twitter.

“Gjatë monsuneve, gjarpërinjtë mund të depërtojnë në automjete. Vetëm kujdes,” shkroi ai. /Lajmi.net/