E pabesueshme: Lojtari sllovak bëri huqjen e vitit, dështoi nga pak metra në portën e zbrazur
Përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës nuk arriti të përsërisë rezultatin e mirë nga raundi i parë i eliminatoreve për “Euro 2024” kur mundi Islandën me rezultat 2:0 në shtëpi. Në ndeshjen e xhiros së dytë, kombëtarja e trajnerit Faruk Haxhibegiq humbi pa asnjë rezistencë në Bratislavë dhe sllovakët tashmë e zgjidhën ndeshjen në 45 minutat e para,…

Sport
Përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës nuk arriti të përsërisë rezultatin e mirë nga raundi i parë i eliminatoreve për “Euro 2024” kur mundi Islandën me rezultat 2:0 në shtëpi.
Në ndeshjen e xhiros së dytë, kombëtarja e trajnerit Faruk Haxhibegiq humbi pa asnjë rezistencë në Bratislavë dhe sllovakët tashmë e zgjidhën ndeshjen në 45 minutat e para, kur kaluan në epërsi 2:0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Në minutën e 76-të, futbollisti sllovak Tomas Suslov humbi një mundësi të pabesueshme për të zgjidhur plotësisht duelin dhe për të mposhtur mysafirët.
Mesfushori i ri i Groningenit humbi portën e zbrazët vetëm nga disa metra larg.
Për ta parë rastin e humbur nga lojtari sllovak kliko KËTU./Lajmi.net/