E pabesueshme: Ky është rekordi i zi që ka vendosur Fulham

Skuadra e Fulham ka vendosur një rekord të zi, të pabesueshëm.

Sport

18/03/2019 22:45

Skuadra që pozicionohet në vendin e parafundit në Premierligë, duket se nuk i ka bërë aspak ballë skuadrave të këtij niveli.

Ata kanë vendosur një rekord  të zi, që nuk ishte parë në botën e futbollit për 42 vite, përcjell lajmi.net.

Fulham janë skuadra e parë që luan në nivelet e top skuadrave dhe që ka pësuar 2+ gola në 11 ndeshje radhazi, për 42 vite.

Së fundmi, skuadra angleze pësoi humbje nga Liverpool, ku u mposht me rezultatin 1:2, duke vendosur këtë rekord të zi. /Lajmi.net/